Tre elektriçistë bllokohen nga bora në Kukës, banorët e zonës u shpëtojnë jetën (FOTO LAJM)

Moti i keq i ka rrezikuar jetën tre elektriçistëve të OSHEE-së, të cilët u nisën sot gjatë paraditës për të riparuar fidrin 8, i cili shtrhet nga HEC-i Orgjost deri në fshatin në fjalë.

Mësohet se pasi kanë ecur për dia orë në këmbë, punonjësit e OSHEE-së janë bllokuar nga dëbora, e cila në këtë zonë arrinte deri në 1.5 metër lartësi.

"Nën kushte të ashpra atmosferike ata kanë lëshuar sinjalin SOS, ndersa po mbushnin rreth dy ore të bllokuar, ndërkohë që gjendja shendetesore po rëndohej"., - bën me dije OSHEE.

Për fat të mirë, në ndihmë të elektriçistëve kanë shkuar banorët e fshatit Borje dhe shtabit të emergjencave duke u shpëtuar jetën. /Albeu.com/

Shtuar më 07/01/2017, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori