Dhuna brutale ndaj kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, reagon policia

Mbrëmjen e djeshme është dhunuar me levë kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi.

Sipas burimeve bëhet me dije se Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur sapo kancelari i Gjykatës ka dalë nga një bar-kafe afër Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Sot ka reaguar policia, e cila, në njoftimin e saj, thotë se kanë nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 10.04.2022, rreth orës  22:30, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan,  në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta në kokë shtetasi L. S., 51 vjeç,  i cili ndodhet në Spitalin  Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com