Transporti i udhėtarėve, gati projekti terminalit tė ri tė pasagjerėve (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kompania italiane “Ital – Ferr” i ka dorėzuar Bashkisė sė Tiranės studimin e fizibilitetit dhe termat e referencės, pėr koncesionin e terminalit tė ri tė pasagjerėve nė Tiranė. Terminali ėshtė pjesė e njė strategjie tė gjerė tė transportit urban i cili do t’u japė zgjidhje nevojave urgjente pėr pėrmirėsimin e trafikut nė Tiranė, nėpėrmjet parkimit tė gjithė mjeteve tė transportit tė udhėtarėve nga i gjithė vendi dhe krijimin e kushteve optimale pėr transportin e tyre nė Tiranė.

Dokumenti i dorėzuar Bashkisė sė Tiranės pėrmban studimin dhe analizat ekonomike tė zhvillimit tė transportit tė udhėtarėve, pėr njė afat 15 vjeēar, duke konceptuar dhe propozuar strukturėn e terminalit, nė njė sipėrfaqe prej 80.000m², nė afėrsi tė kthesės sė Kamzės.

Nė kėtė terminal do tė vendoset stacioni i ri i trenit, i cili pritet tė nisė brenda muajit mars pėr t’i hapur rrugė fillimit tė ndėrtimit tė bulevardit tė ri, projektuar nga studio arkitekturore britanike “Grimshaw”. Nė terminalin multimodal tė Tiranės do tė jetė stacioni i tramit, shėrbim i cili nė Tiranė dhe Shqipėri do tė ofrohet pėr herė tė parė. Stacioni tramvaj do tė pėrfshijė edhe njė depo pėr operacionet e mirėmbajtjes.

Nė terminal parashikohet:

Nė katin pėrdhe stacioni i tramvajit dhe trenit, depoja e tramvajit, si dhe qendra e pajisjeve hekurudhore;
stacion pėr autobusėt ndėrkombėtare nė pronėsi tė kompanive tė transportit shqiptar;
stacion pėr autobusė ndėrqytetas;
stacion pėr autobusėt ndėrkombėtarė, nė pronėsi nga kompanitė e huaja tė transportit;
Taksi-van zonė parkimi dhe njė tarracė nė formė katrore publik, nė kufi nė perėndim me terminalin e autobusėve urban;
parkimin e autobusėve, mikrobusėve dhe automjeteve tė tjetra tė transportit tė pasagjerėve;
linjėn pėr stacionimin e tramvajit, si zgjidhje alternative e transportit tė pasagjerėve qė do tė hyjnė dhe do tė dalin nga Tirana;
rrugėt e brendshme tė qarkullimit tė automjeteve, tramit, etj, nė territorin e terminalit; ambientet ndihmėse pėr mirėmbajtje, shėrbime e furnizime tė mjeteve tė transportit; ambientet sociale dhe hoteleri, pėr akomodimin e udhėtarėve
Vendet e parkimeve tė autobusėve, mikrobusėve, taksive dhe automjeteve private, pėr fazėn e parė janė:
autobusė tė linjave ndėrkombėtare - 34
autobusė tė linjave ndėrqytetės - 57
autobusė tė linjave urbane - 15
mikrobusė - 48
parkim autobusėsh - 26
taksi - 20
parkim i automjeteve private - 100
Nga ky terminal parashikohet tė nisen:
automjete - 10 000
mikrobusė - 3 700
autobusė - 900
autobusė ndėrkombėtarė - 100
autobusė urbanė – 180
Nė 5 vjeēarin e parė (2020) pritet njė rritje e kapacitetit prej 20%;
Nė 5 vjeēarin e dytė (2025) kemi njė rritje prej 25%, krahasuar me 2020; Nė 5 vjeēarin e katėrt (2035) kemi pothuajse dyfishim, krahasuar me 2025;

Pas sugjerimit tė Bashkisė ėshtė parashikuar nė terminal dhe parkim nėntokėsor, si njė zgjidhje tepėr eficiente dhe e pėrshtatshme pėr realizimin e plotė nė funksionimin e kėtij terminali, i cili do tė funksionojė pėr parkim makinash private dhe autobusė.
Nė mėnyrė qė tė garantohet siguria, funksionaliteti i lėvizjes si dhe komoditeti i pasagjerėve, gjurmėt e automjeteve dhe rrugėt e udhėtarėve janė parashikuar tė ndara. Rrugėt e kėmbėsorėve janė ndėrtuar kryesisht nė 6,00 m mbi oborrin e terminalit, brenda dy hapėsirave dhe dy ura nė formė ndėrtesave tė pasagjerėve, nė mėnyrė qė tė minimizojė lėvizjen e udhėtarėve nė nivelin e rrugės. Hapėsirat e kėmbėsorėve dhe dy ndėrtesat e pasagjerėve janė tė lidhura me platformat e terminalit, nėpėrmjet shkallėve fikse, shkallėve lėvizėse dhe ashensorė, tė cilėt lejojnė shkėmbimin midis mėnyrave tė transportit tė ndryshėm.

Brenda muajit shkurt, konsulenti do tė paraqesė pranė Bashkisė sė Tiranės strategjinė pėr zhvillimin e koncensionit si dhe gjithė dokumentacionin pėrkatės nė lidhje me kėtė, koncension i cili do tė shqyrtohet dhe miratohet nga Bashkia e Tiranės dhe BERZH. Pas miratimit hapet dhe procedura ndėrkombėtare e tenderit, pėr ndėrtimin e terminali tė parė multimodal nė Tiranė. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2013, ora 12:28
irma vani
e Shtunë 16 Shkurt 2013, Ora 13:49
E njihni nje fare Petrit Sulaj ose me nick name Leshko?Eshte ekzemplar i rralle ne toke. Eshte antar i kryesise se LSI dhe mbi te gjitha eshte drejtor i Antas, ndermarrje qe manaxhon trafikun ajror, mbikalimet e avioneve mbi territorin tone.Leshko,nje idiot i lindur, me kater klase fillore (tani ka mbaruar 2-3 fakultete + master), pijanec bixhozxhi,injorant klasik,nuk ka lexuar nje rresht liber ne jeten e tij,eshte vene drejtor nga Ilir Meta vetem per te vjedhur.Dhe po vjedh mire,se bashku me kandidatin per deputet (arkitektin hajdut te shkolluar ne Itali) ne rrethin e
LEZHES numer dy ne liste LUMTOR SHKRELIN i cili eshte bashkepunetor ne vjedhjen tek Anta te 45 milion eurove. Kemi arritur aty qe agjensine e trafikut ajror, me e rendesishemja ne Shqiperi drejtohet nga dy .. te organizates kriminale
LSI.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Part - time, nga Bujar Kapexhiu

Part - time, nga Bujar Kapexhiu

.