Transformohet pas shumë operacioneve, nxjerr në treg kukullën e tij (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një 20 vjeçar i cili është një model, ka arritur që të nxjerrë në treg kukullën e tij, pasi ka kryer një sërë operacionesh platike, për t’i ngjarë vetë kukullës Ken, të dashurit të Barbit.

Në fotot që ai ka postuar në Instagramin e tij, shikohet ngjashmëria e tij me kukullën, por dëshira e tij më e madhe tashmë është plotësuar. Bëhet fjalë për modelin Celso Santebanes, i cili do të nxjerrë në treg kukullën e tij, pasi ka shpenzuar rreth 50 mijë dollarë për t’i ngjarë vetë kukullës Ken, të dashurit të Barbit.

20-vjeçari ka bërë disa operacione në fytyrë dhe ka vënë silikon në gjoks, për t’u dukur si një kukull e vërtetë. Ai tashmë do të nxjerrë në shitje kukullën, që do të mbajë emrin e tij, Celso. /albeu.com/

Shtuar më 02/08/2014, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori