Bujar Osmani: Fitojmë në të gjithë komunat ku garojmë (VIDEO)

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në daljen e parë ka thënë se Maqedonia Veriperëndimore është bleruar e tëra duke fituar kandidatët e kësaj partie.

“Sipas informacioneve të fundit pjesëmarrja kalon 50% të votuesve të regjistruar, gjë që ju jep legjitimitetin të zgjedhurve për të vepruar” ka thënë Osmani.

“Deri tani fiton në Saraj, Likovë dhe Pllasnicë që në rreth të parë kurse jemi në epërsi në të gjitha komunat e vendit ku garojmë” ka thënë Osmani.


Shtuar 17.10.2021 20:33