Pavarësisht uljeve të mëdha në numra të të vdekurve dhe të infektuarve, në Itali sot janë regjistruar gjithsej mbi 20 mijë viktima nga COVID-19.
Deklarata u bë nga përgjegjësi i mbrojtjes civile Angelo Borrelli, në raportimin e bërë pasditen e kësaj të hëne.
Ai tha se në
total numri i viktimave ka shkuar në 20.465, duke shtuar 566 të vdekurit e orëve të fundit.
Në
orët e fundit janë shënuar 3153 të infektuar të rinj, çka e çon numrin e të prekurve në
total në 159516.
Sakaq lajmi i mirë është numri në rritje i të shëruarve, i cili në
orët e fundit ka shkuar në 1224, ndërsa në
total në 35.435.
Shtuar më 13/04/2020,
ora 19:50