Tragjedia në Kanalin e Siçilisë, ja fotot nga operacioni i shpëtimit (FOTO LAJM)

Një peshkarexhë me në bord rreth 700 klandestinë është mbytur gjatë natës në Kanalin e Siçilisë. Agjencia italiane e lajmeve "Ansa" njofton se mjeti lundrues është përmbysur rreth 100 kilometra në veri të Libisë.

Janë shpëtuar vetëm 28 persona dhe për këtë arsye mendohet se bilanci i viktimave është pak më pak se 700 persona.

Sipas informacioneve të para, mbrëmjen e së shtunës peshkarexha kishte kërkuar ndihmë te Roja Bregdetare italiane, pasi mjeti kishte vështirësi në lundrim.

Salla operative ka dërguar për ndihmë një anije tregtare portugeze. Mendohet se në momentin që e kanë parë anijen, klandestinët kanë shkuar të gjithë në njërën anë të peshkarexhës duke e përmbysur atë.

Ndërkohë, ka nisur një operacion shpëtimi në Kanalin e Siçilisë, i koordinuar nga Roja Bregdetare italiane, ku marrin pjesë njësi ajrore dhe detare.

Deri tani, janë rekuperuar 21 kufoma. /albeu.com/


Shtuar më 19/04/2015, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori