Tragjedi në Turqi, i dashuri nënës vret të miturën duke shkuar në shkollë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në qytein Balikesir të Turqisë Qendrore, ku një person qëlloi me armë zjarri nënën dhe vajzën e saj 7-vjeçare teksa po shkonin për në shkollë, përcjell Albeu.com.

Ai ka zbritur nga makina dhe ka goditur fillimisht me armë nënën e vajzës duke e plagosur në të pasme, ndërkohë që zjarri ka qenë vdekjeprurës për vajzën, e cila ndërroi jetë në vendngjarje.

Pasi i gjuajti me armë, personi i cili dyshohet të ketë qenë i dashuri i nënës është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2017, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori