Përplasi dy të miturat në rrugën Rrogozhinë-Peqin, arrestohet shoferi i makinës

Ka rënë në prangat e policisë shoferi i mjetit që përplasi me makinë dy të miturat në rrugën Rrogozhinë-Peqin mbrëmjen e djeshme.

Vajzat e moshës 10 dhe 11 vjeç ndodhen në spitalin e Durrësit, jasht rrezikut për jetën.

Polici bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale A.L, 59 vjeç.

Njoftimi policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin A. L., 59 vjeç, banues në Peqin, pasi në segmentin rrugor Rrogozhinë-Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar dy shtetase të mitura 10 dhe 11 vjeç, të cilat ndodhen në spitalin e Durrësit, jasht rrezikut për jetën./albeu.com/