Pamje të rënda! Benzi C-Class i shkatërruar që i mori jetën 24-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Tiranë.

Bëhet fjalë për një aksident me pasojë vdékjen e një të riu dhe plágosjen réndë të një tjetri.

24-vjeçari me inicialet G.M mbeti i vdékur pas përplásjes së një makine ku ai udhëtonte si pasagjer, ndërsa K.M, 26 vjeç, i cili mendohet se ka lidhje familjare me viktímën, mbeti i plágosur réndë.

Mësohet se makina tip Benz C-Class ngjyrë gri me targë, AA 861 SE udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka dalë nga rruga në fshatin Zall-Bastar.

Vetë drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë të shënuar në rrugën e Zallbastarit në vendin e njohur si “Rrapi”.

“Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç,​ ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia e kryeqytetit.


Shtuar 4.07.2020 17:45