Rekord infeksionesh, shefi i Urgjencës del me këtë thirrje të fortë

Pas konfirmimit të tre viktimave të tjera nga koronavirusi në vend dhe një rritje të ndjeshme të rasteve të reja, ka reaguar dhe Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Brataj i drejtohet qytetarëve të respektojnë katër rregulla thelbësore në luftën kundër koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale,Brataj shkruan se “jeta e të gjithëve është në dorën tënde”

“Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla”, shkruan ai.

Postimi i plotë>/b>
Shqipëtar kudo ndodhesh !!

Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde! Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:

1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
2. Mbaj distancën 1.5 metër
3. Zbato rregullat e higjenës
4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla

Dr. Skender Brataj


Shtuar 3.07.2020 11:09