Asgjësohen 883 bimë kanabis në fshatrat e Krujës

Policia ka asgjësuar 883 bimë kanabis në fshatrat e Krujës, në kuadër të operacionit “Territori i pastër”.

Në lidhje me drogën e gjetur nuk ka asnjë person të arrestuar, ndërsa në 24 fazat e mëhershme të këtij operacioni janë zbuluar dhe asgjësuar 12,967 bimë narkotike.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet faza e 25-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kësaj faze u asgjësuan 883 bimë narkotike kanabis.

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 12 967 bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në fshatra të ndryshme të rrethit, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 25-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatrat Mafsheq, Nuaj, Bruzë Mal, Krastë, dhe Shkozë Bardh, u gjetën të kultivuara 883 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 8.07.2023 11:01

Tags: ,