Vijon “mallkimi”, aksidentohet autobusi i linjës së Kombinatit

Aksidentohet sërish një autobus në Tiranë.

Bëhet fjalë për autobusin e linjës së Kombinatit, i cili është përplasur me një kosh mbeturinash.

Ngjarja ka ndodhur pranë ‘Misto Mames’.

Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

“Më datë 16.05.2022, në Misto Mame, shtetasi S. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Kombinatit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin se tij dhe është përplasur me një kosh mbeturinash. Si pasojë ka vetëm dëme materiale”, thotë policia.