Hygerta Sako publikon videon e rrallë të viteve më parë: Më gënjente mendja (VIDEO)

Hygerta Sako ështëka publikuar mbrëmjen e djeshme një video të 16 viteve më parë duke surprizuar veten dhe ndjekësit.

Moderatorja shfaqet duke performuar me mikrofon dhe krah saj ka shkruar: “Viti 2004, kur akoma më gënjente mendja se dija të këndoja, kështuqë m’i kurseni komentet për zërin”.

Në video bie në sy dhe ‘look-u’ i kuruar i Hygertës, e cila ka veshur një fustan të zi me gura që ndriçojnë.

Moderatorja kujton herë pas here si dukej vite më parë duke u bërë nostalgjike dhe publikon të tilla potime në Instagramin e saj.


Shtuar 8.05.2020 08:05