Topalli thumbon opozitën: Ja kështu, u kthyen në krahët e Gjiknurit (FOTO LAJM)

Marrëveshja e bërë publike sot midis opozitës dhe mazhorancës për të formuar “Këshillin Politik” dhe ku do të vendoset për reformën zgjedhore është komentuar edhe nga nga ish-kryeparlamentarja,Jozefina Topalli.

Topalli e lidh këtë zhvillim me pushimin e çështjes së lobimit rus ndaj kreut të PD-së.

“Ja kështu. Pasi pushtoi “çështjen gjykata”, rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit”, shkruan Topalli teksa publikon edhe foto nga takimi, mes përfaqësuesve politikë.

Shfaqja e sotme e opozitës në krah të Gjiknurit, të cilin e kanë akuzuar për shitblerje votash, është pritur me reagime të shumta, që duke se e vënë dhe njëherë tjetër opozitën në një situatë aspak komode, pavarësisht justifikimit të tyre se Reforma në Drejtësi duhet të miratohet sa më shpejt.
Shtuar më 14/01/2020, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori