Mbappe mban në “gjemba” PSG-në: Nuk është momenti për zgjatjen e kontratës

Kampioni i botës Kylian Mbappe, po mban në ankth skuadrën e Paris Saint Germain, pasi në përfundim të ndeshjes së Kupës ndaj Saint Eteinne, refuzoi të flasë për rinovimin e kontratës, që i përfundon verën e 2022-shit.

Në shënjestër të Realit të Madridit, por edhe të disa prej klubeve të tjera nga më të fuqishmit e Europës, e ardhmja e Mbappe nuk duket aq e qartë, dhe dyshimet i shton edhe deklarata e tij me sulmuesin që u shpreh: “Tani për tani dua vetëm të luaj futboll dhe të përqendrohem te sezoni aktual. Klubi është mirë, ambienti i qetë dhe stabël, tani nuk është momenti për të folur për zgjatjen e kontratës”.


Shtuar 9.01.2020 14:52