Jeni në Zvicër, por dhe pak ju mbarojnë ditët e qëndrimit? Ministria e Jashtme ka një lajm të mirë për ju

Nëse aktualisht jeni në Zvicër me leje qëndrimi, por ju mbaron për pak kohë mos u shqetësoni.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër për shkak të situatës COVID-19 se nuk do të penalizohen.

Sipas autoriteteve zviceriane, derisa situata të kthehet në një gjendje normale, qytetarët që nuk mund të largohen nga Zona e Shengenit ose Zvicra për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, para skadimit të vizave të tyre ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor dhe pa mënyra të tjera kthimi, lejohen të qëndrojnë në zonën Shengen.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim dhe me autoritetet zviceriane, rekomandon të gjithë shtetasit shqiptar që janë në këto kushte t’i raportojnë pranë zyrave të migrimit kantonal në Kantonin ku po qëndrojnë.


Shtuar 20.03.2020 10:34