Arsenali rikthehet te fitorja, mposht Aston Vilën (VIDEO)

Arsenali u rikthye te fitorja teksa ka triumfuar bindshëm 3-1 në stadiumin “Emirates” skuadrën e Aston Vilës, sfidë e vlefshme për javën e 9 të Premier Ligës.

“Topçinjtë” e Londrës e zhbllokuan rezultatin në minutën e 23′ me anë të Partit, më pas dyfishimi i rezultatit erdhi nga Pierr-Emerik Obamejang i cili pasi humbi penalltinë realizoi menjëherë në minutën e 45+6′.

Goli i tretë i kësaj sfide u shënua nga Smith Roue në minutën e 56′. Ndërkohë golin e vetëm të takimit skuadra mike e realizoi në minutën e 82′ me anë të Ramsejt.

Kjo fitore e rendit Arsenalin në vendin e 9 në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Aston Vila klasifikohet në vendin e 13 në kuotën e 10 pikëve.


Shtuar 22.10.2021 23:21