Po Neymar a do jetë gati për Realin? Braziliani nis stërvitjen (VIDEO)

Është gati asi i Paris Saint-Germain, Neymar, i cili ka kaluar dëmtimin dhe është rikthyer në seancat stërvitore të klubit francez.

Të dielën braziliani mori një program të tërë stërvitor dhe tashmë është në duart e Mauricio Pochettino nëse do ta përdorë atë në ndeshjen mes Parisit dhe Real Madridit për “16” të Champions League.


Shtuar 13.02.2022 14:54