Skuadrat e “vogla” që mund të kualifikohen në Botëror, MD: Shqipëria ka opsionet e saj

Në dimër të vitit 2022 do të mbahet Botërori i radhës i organizuar nga FIFA me qendër në Katar . 13 nga 32 pjesëmarrësit në turne do të jenë skuadra evropiane, të cilat do të kenë luajtur më parë një ligë kundër ekipeve të tjera nga i njëjti kontinent për të siguruar një vend në kompeticionin më të madh ndërkombëtar.

Fakti është se çdo 4 vjet ka një surprizë mes pjesëmarrësve të Kupës së Botës dhe këtë vit mund të kemi të reja: Shqipëria, Armenia, Finlanda dhe Maqedonia e Veriut kanë ende shumë shanse për t’u kualifikuar, shkruan Mundo Deportivo.

Armenia është në të njëjtin grup me Maqedoninë dhe ka të njëjtat pikë, ndaj po lufton edhe për klasifikimin e shumëpritur. Nesër do të takohen të dyja skuadrat dhe e qartë është se do të jetë një ndeshje vendimtare, në të cilën do të ketë shumë në lojë. Për armenët do të ishte një moment historik, pasi ata kurrë nuk kanë qenë në gjendje të marrin pjesë në një turne ndërkombëtar.

Së fundi, edhe Shqipëria ka opsionet e saj dhe në këto dy ndeshjet e ardhshme ka shumë në lojë. Kanë mbetur edhe dy ndeshje kualifikuese dhe shqiptarët janë në vendin e tretë, dy pikë prapa të dytit ( Polonia ). Më 12 nëntor ata do të përballen me Anglinë dhe nëse arrijnë të marrin të paktën një pikë, do të kenë ende shanse për të shkuar në Botëror . Duhet theksuar pjesëmarrja e Shqipërisë në kampionatin botëror 2016, e cila edhe pse fitoi një ndeshje në fazën e grupeve, nuk arriti të kualifikohej në fazën e 16-të. h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 18:09