Toka e premtuar, arrestohet shoferi teksa transportonte tetë emigrantë të paligjshëm

Policia e qarkut Korçë ka arrestuar një person pasi po transportonte 8 emigrantë të paligjshëm.

A. R., 40 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë u arrestua pasi kundrejt shpërblimit, u ka premtuar kalimin e kufirit emigrantëve drejt vendeve të BE-së.

Shtetasi i mësipërm u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin tip “Mazda”, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Shtuar 8.09.2020 07:10