E marta nis me vdekje! Aksidenti në Shkodër i merr jetën 16-vjeçarit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër Velipojë.

Burimet bëjnë me dije se nga ky aksident ka humbur jetën një 16-vjeçar.

Burimet bëjnë me dije se viktima me inicialet O.T.,  ka qënë duke ecur me një mjet bujqësor.

Mësohet se viktima ka përfunduar në një kanal anash rrugës. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ora 05:20 në fshatin Trush, ku një mjet tjetër e ka goditur nga pas mjetin bujqësor të 16-vjeçarit. /albeu.com/

 


Shtuar 24.08.2021 08:38