PSG fiton pastër ndaj Reims, debuton Leo Messi (VIDEO)

Këtë herë, “Parisienët” kanë mposhtur Reims në udhëtim me rezultat 0 – 2.

Ishte ylli francez, Kylian Mbappe që realizoi dy gola në këtë takim.

Fillimisht, Mbappe shënoi me kokë pas një harkimi të Angel di Maria (16′).

Pastaj, sulmuesi realizoi pas një asistimi të Achraf Hakimit (64′).

Dy minuta më vonë, Lionel Messi debutoi me PSG-në duke zëvendësuar Neymarin.

Argjentinasi provoi të ndërtonte disa aksione dhe bëri disa pasime të shkëlqyera, por nuk e kishte fatin të shënonte në debutim.

Ndërkohë, edhe ylli kosovar, Valon Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të.

Pas kësaj fitore, PSG është lider i vetëm me 12 pikë, derisa Reims zë vendin e 17-të me tre pikë.


Shtuar 29.08.2021 22:44

Tags: , ,