COVID-19/ Drejt shërimit, Boris Johnson ia del të ngrihet nga shtrati në spital

Zyra e medias së kryeministrit të Britanisë tha në një deklaratë të premten pasdite se Boris Johnson ishte në gjendje të ngrihej nga shtrati i tij në spital për periudha të shkurtra kohore.

Shërimi i Boris Johnson nga koronavirusi po vazhdon, me Kryeministrin që tani është i aftë bëjë “shëtitje të shkurtra”.

Edhe Spitalit “St Thomas” konfirmoi që Boris Johnson është në gjendje të lëviz nga shtrati për herë të parë që nga e hëna kur u vendos në trajtim intensiv.

Zyra për media e kryeministrit Johnson shtoi gjithashtu se “ai falenderoi stafin mjekësor për kujdesin e jashtëzakonshëm”.

Boris Johnson doli nga kujdesi intesiv të enjten pasdite, pasi kaloi tre ditë në terapi të shtuara për shkak se kishte simptoma të koronavirusit.


Shtuar 10.04.2020 19:20