Aktorja shumë e dashur e serialit “Teresa” shtatzënë për herë të parë (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur meksikane Fernanda Castillo do të bëhet nënë për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë aktorja me një postim në rrjete sociale, ku shfaqet krah bashkëshortit i cili e përqafon teksa mban në duar ekon e fëmijës.

Fernanda duket shume e lumtur dhe e buzëqeshur teksa tregon barkun e rrumbullakosur, e veshur me fustan.

“Ne të tre. Pafundësisht të lumtur”-shkroi aktorja krah fotos, ku mori urime të shumta nga kolegët e miqtë.

Fernanda Castillo është e fejuar me aktorin Erik Hayser. Ky do të jetë fëmija i parë për çiftin të cilët janë bashkë prej shumë vitesh. Fernanda është e njohur për rolet e saj në serialet “Teresa” dhe “Dashuri dhe tekila”.


Shtuar 24.08.2020 10:46