Arrestimet e zyrtarëve në Elbasan, Klodiana Lala: Burgjet paskan qenë të shqyer, është rrezikuar siguria kombëtare (FOTO LAJM)

Pas arrestimeve të disa zyrtarëve ditën e djeshme në Elbasan, ka reaguar edhe gazetarja Klodiana Lala.

Lala është shprehur se kur një Shqipëri e tërë ishte në karantinë dhe duhet të merrnin leje për të dalë nga pragu i derës, në burgje situata sipas saj paska qenë krejt tjetër.

Lala është shprehur se burgjet kanë qenë pa sigurinë e duhur dhe në to kanë hyrë e dale lëndë narkotike dhe celularë, gjë që sipas saj e vërtetoi edhe hetimi i Prokurorisë së Elbasanit dhe SHKBB.

Ajo ka apeluar që të rritet siguria në burgje, pasi cënohet edhe siguria kombëtare.

“Kur e gjithe Shqiperia ishte ne karantine dhe per te dale ne prag te deres duhej leje nga policia, burgjet nuk ishin aq te mbyllura sa na thuhej. Madje ishin shqyer fare. Ne qeli hynin celulare, pajisje pergjuese e madje organizoheshin edhe lojera fati. Droga dhe alkoli ishin te zakonshme. Kete e deshmoi nje hetim i prokurorise se Elbasanit dhe SHKBB. Mjaftoi nje telefonatë per te zbuluar nje grup kriminal qe bente korrupsion e vepra te tjera penale. Te perfshire ishin zyrtare te burgjeve dhe te denuar VIP, disa prej te cileve ndodhen ne rregjimin e posacem 41biss. Veprimtaria e  tyre mund te vinte ne rrezik siguria kombetare.

Nese ne burgje nuk vihet dore, po dore e hekurt ama situata do behet keq e me keq.

Ne pritje per te pare cdo te bejne drejtuesit e rinj. Nese nuk punojne me mire te largohen me nder.”, ka shkruar Lala në Facebook./albeu.com/


Shtuar 2.02.2022 15:25