Tolgahan surprizon Almedën me një dhuratë marramendëse

Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman, janë ndër çiftet më të dashur të publikut.

Ata të dy së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë dhe siç kanë pohuar mezi po e presin fëmijën e tyre.

Almeda dhe Tolgahan kanë blerë një vilë 4-katëshe në qytetin e Stambollit, e cila ka kushtuar plot 4 milionë e 500 mijë lira turke. S

htëpia ka një pishinë funksionale për çdo stinë dhe një kopsht shumë të madh.

Mediat turke raportojnë se dhurata e fundit që Tolgahan i ka bërë Almedës është një palestër personale brenda ambienteve të shtëpisë, pajisjet e së cilës kanë kushtuar rreth 50 mijë dollarë.

Veç kësaj, Tolga ka punësuar edhe një instruktor, i cili i bën Almedës ushtrime parapërgatitore për lindjen. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2018, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori