Toka me dy pronarë, padi Blendi Fevziut (FOTO LAJM)

Faksimile e padisë civile regjistruar në Gjykatës e Tiranës
Një konflikt për shitjen e një sipërfaqe toke prej 5400 metra katrorë që ndodhet në zonën e Valiasit në Kamëz, ka bërë që drejtuesi i emisionit televiziv "Opinion" Blendi Fevzi të paditet në gjykatën e Tiranës. Padia është bërë nga shtetasi Jakup Halili, dhe se është dorëzuar në sekretarinë e gjykatës në datën 6 nëntor 2013. Halili mësohet se ka hyrë në një konflikt pronësie me Blendi Fevziun dhe dy persona të tjerë që quhen Iri Fevzi dhe Nevis Bregasi. Të tre këta persona rezultojnë të paditur në gjykatën e Tiranës, nga shtetasi Jakup Halili, i cili njëherësh pretendon se sipërfaqja prej 5400 metra katror është në pronësi të tij, raporton A1 Report.

PRONËSIA NË VITIN 1994

Jakup Halili, pretendon se ka siguruar pronësinë mbi truallin prej 5400 metra katrorë që në vitin 1994. Pikërisht në këtë kohë ai ka marrë një dokument që sipas tij vërteton pronësinë. Por në padinë civile ai akuzon drejtuesin e emisionit “Opinion” Bledi Fevzi dhe dy miqtë e tij se kanë bërë mbivendosjen e pronës duke kryer rregjistrimin në hipotekën e Tiranës. Për të gjitha këto shkelje Halili i është drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar marrjen e tokës që pretendohet se është në pronësi të tij.

OBJEKTI I PADISË

Mirëpo për shkak se Fevziu dhe dy personat e tjerë kanë mundur ta rregjistrojnë të parët në hipotekë dhe të hyjnë në tratativa me një person, që ka shfaqur interes për blerjes e kësaj sipërfaqe tokësore, Jakup Halili, ka vendosur ti drejtohet gjykatës duke kërkuar shfuqizimin e aktit të marrjes së tokës si dhe vendosjes e sigurimit të padisë, pasi sipas tij tre personat Blendi Fevzi, Iri Fevzi dhe Neviz Bregasi. Siç mësohet, kjo e fundi është motra e Blendi Fevziut.

Në objektin e padisë civile që mban numrin 19131 thuhet "Kërkohet shfuqizimi i aktit të marrjes së tokës në pronësi, në emër të Ali Fevzi dhe Iri Fevzi e ndodhur në ZK 2066 me nr. pasurie 25/2, e rregjistruar në volumin 4, faqe 60, e ndodhur në Valias, Kamëz, Tiranë me sipërfaqe tokë arë vetëm për 5400 m2. Fshirja e këtij akti në emër të të paditurve nga rregjistri hipotekor vetëm për 5400 m2. Detyrimin e zyrës vendore të R.P.P Tiranë që të rregjistrojë në emër të paditësit këtë sipërfaqe toke sipas aktit të marrjes së tokës në pronësi në emër të paditësit datë 25 gusht 1994. Sigurimin e padisë duke bllokuar tjetërsimin e sipërfaqes tokësore, pasi të paditurit kërkojnë ta shesin atë".

Pritet që në ditët në vijim kjo çështje të merret në shqyrtim gjyqësor nga gjyqtarja Enkelejda Metaliaj. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2013, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori