Vrau bashkëfshatarin 20 vjet më parë, del fotoja e 48-vjeçarit që u plagos sonte në Velipojë

 

Fotoja që shihni më poshtë është e 48-vjeçarit që u plagos me armë zjarri pak minuta më parë në Velipojë.

Pjerin Brushtulli nuk është një emër e panjohur për policinë, pasi ai sapo ishte liruar nga burgu për vrasjen e bashkëfshatarit në Shkodër.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, teksa policia ka rrethuar vendi, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Velipojë/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve. /albeu.com

  


Shtuar 14.06.2022 23:02