Tmerr në skenë, balerina pëson krizë gjatë performancës (VIDEO)
Koncerti i fundit i këngëtares me famë botërore Iggy Azalea nuk ka shkuar ashtu siç pritej, pasi njëra nga balerinat e stafit të saj ka pësuar një krizë gjatë performancës në skenë.

Ngjarja ka ndodhur të enjten gjatë performancës së këngëtares në stadiumin Maracanã në Rio de Janeiro në Brazil.

Sipas Daily Mail balerian u rrëzua pasi pësoi një krizë epilepsie.

Në videon i cili po bën edhe xhiron e rrjetit mund të shikoni balerinën e cila bie në skenë dhe trupin që i lëviz vazhdimisht. Ndërkohë, Iggy pasi bën thirrje për një mjek, fillon të këndojë “Black Widoë”, deri në momentin që mbaroi muzika dhe një heshtje e tmerrshme bie mbi stadium.

Mjekët në fakt sollën një ambulancë në stadium për ta larguar balerinën, por ndjekësit shprehen të çuditur me reagimin e Iggy-t e cila ka vazhduar performancën e saj edhe pse shihte balerinën e shtrirë në skenë.

Më vonë ajo sqaroi në rrjetet sociale atë që kishte ndodhur. Iggy ka treguar se ajo vazhdonte të këndonte sepse mendonte se balerina u rrëzua vetëm se ndrydhi kyçin e këmbës.
Shtuar më 29/12/2018, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori