Tmerr dhe frikë, ja faqet e para të gazetave britanike një ditë pas sulmit në Londër (FOTO LAJM)

Faqet e para të gazetave britanike shkruajnë për tmerrin që la pas sulmi i djeshëm në Londër.

Tmerr, pikëllim, frikë por edhe betim që nuk do të ketë tërheqje nga mënyra e të jetuarit në botën e lirë, shkruajnë mediet britanike.

Kujtojmë se ka shkuar në 5 numri i të vdekurve, në sulmin e sotëm që ka ndodhur pranë Parlamentit britanik në Londër.

Një person i armatosur me thikë kishte drejtuar me shpejtësi të madhe në urën e Westminster, duke shkelur mbi 20 persona, pesë nga të cilët kanë ndërruar jetë nga plagët e marra nga goditja.

Sulmuesi kishte arritur të depërtojë deri tek porta e Parlamentit britanik, ku sulmoi me thikë një polic që po bënte rojen pranë portës, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ndërkaq, autoritet e sigurisë këtë sulm e kanë cilësuar si sulm terrorist, duke mos dhënë detaje të hollësishme lidhur me sulmin. /Albeu.com/
Shtuar më 23/03/2017, ora 08:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori