Tjetër police? Kjo është gruaja që u dhunua nga protestuesit në shesh (FOTO LAJM)
Pas një burri, i cili u rrah dhe u nxorr me forcë nga protesta e opozitës, një
tjetër i pranishëm është goditur nga turme.
Bëhet fjalë për një grua rreth të dyzetave, e cila është shtyrë dhe nxjerrë jashtë turmës përmes sharjeve të ndryshme.
Fillimisht, pranë saj është
afruar deputeti Klevis Balliu dhe më pas janë
afruar të tjerë protestues, të cilët e kanë shtyrë.
Më pas, gruaja është parë të futet brenda një makine policie duke u shtrirë aty pas goditjeve që mori nga
protestuesit. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2019,
ora 13:21