Tjetër largim nga "Portokalli", Gaz Paja braktis spektaklin (FOTO LAJM)

Në sezonin e ri të spektaklit të humorit ‘Portokalli’, u vu re mungesa e shumë aktorëve të cilët janë larguar nga programi.

Edhe aktori Gazmend Paja bëri të ditur se edhe ai mund të largohej, nëse nuk do t’i jepej hapësirë për një personazh të ri që ai dëshironte të vinte në skenë.

Në puntatën që lamë pas u vu re mungesa e Pajës dhe asnjë nga rolet e tij nuk u vu në skenë.

Nuk është ende e qartë nëse mungesa e tij në spektakël është e përkohshme apo përfundmitare, por nisur nga fjalët e thëna përpara fillimit të sezonit aktori mund të jetë larguar. /albeu.com/


Shtuar më 09/10/2017, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori