Tirana bosh, gjobat e majme e frika nga COVID-19 zbrasin kryeqytetin (FOTO LAJM)
Qeveria ka ndërmarrë masa të rrepta për lëvizjen e qytetarëve në këmbë apo me makinë për shkak të koronavirusit.
Vendimi i qeverisë për të gjobitur këdo që shëtitën nëpër përveç orarit zyrtar para dhe pasdite, duket se ka ndikuar në zbrazjen e rrugëve të Tiranës dhe veçanërisht qendrës së saj.
Ndryshe nga një ditë më parë ku Sheshi “Skënderbej” ishte pothuajse plot,
ditën e sotme ai është i
boshatisur totalisht.
Atje shihen vetëm punonjës policie, të cilët vendosin gjobën prej 10 mijë lekësh të rinj ndaj kujtdo që shkel vendimin e qeverisë i miratuar zyrtarisht mbrëmjen e shkuar dhe që hyri në fuqi që prej ditës së sotme. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2020,
ora 18:48