Rusia njeh pavarësinë e zonave të shkëputura të Ukrainës

Kremlini thotë se presidenti Putin ka vendosur të njohë pavarësinë e dy zonave të shkëputura të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Një deklaratë e Kremlinit tha se Putin u kishte thënë liderëve francezë dhe gjermanë se kishte ndërmend të nënshkruante një dekret për njohjen e zonave Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.

Në një deklaratë për media, Putin tha se Rusia ishte “grabitur” kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në 1991. Kjo është diçka për të cilën ai ka folur më parë. Dikur e quajti rënien e bllokut një “katastrofë gjeopolitike”.