Çfarë ndodhi gjatë natës në Sarandë? 38-vjeçari shkon në spital me plagë në qafë, dyshimet e para

Një person është paraqitur mëngjesin e sotëm i plagosur në spitalin e Sarandës.

Sipas burimeve, bëhet me dije se i plagosuri është shtetasi Erlind Dumani, 38 vjeç, është paraqitur në spital rreth orës 02:30 me plagë ne qafë, ndërsa dyshohet i goditur me thike ose kaçavidë.

Ngjarja mësohet të këtë ndodhur në lagjen nr.3, pranë vendit të quajtur “Plazhi Ri” dhe fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/