Thyhet rekordi, lind foshnja që peshon rreth 12 kilogramë (FOTO LAJM)

Një nënë braziliane kaloi 8 ditë në spital pas lindjes së një fëmije që peshonte rreth 12 kilogramë.

Mjekët në Spitalin Universitar të Cascavel në Parana, Brazil, e dinin se fëmija do të ishte më i madh se mesatarja, por mami Maria nuk e priste që fëmija të ishte kaq i rëndë, përcjell albeu.com.

Foshnja Gabrielly theu rekordin 27-vjeçar të spitalit, e cila ishte kur njësia e maternitetit regjistroi një fëmijë që peshon 5 kg.

36-vjeçarja tha: "Ishte një tronditje dhe çuditërisht e parehatshme ditën e parë që e mora në krahët e mi. Nuk e prisja që ajo të ishte kaq e rëndë dhe kaq e gjatë, shkruan albeu.com.

"Por unë tani jam duke u mësuar me të," shtoi ajo duke qeshur.

Vajza ishte e gjatë 54 centimetra ose rreth 22 centimetra gati sa dyfishi i normales.

Sipas Guinness World Records, foshnja më e madhe që ka lindur ndonjëherë ishte 'Babe', e lindur nga kanadezja Ana Bates në janar 1879. Ajo vdiq 11 orë pas lindjes dhe peshonte 22 kg. /albeu.com/




Shtuar më 06/10/2017, ora 17:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori