“Çmendet” moti, pas Kroacisë stuhia e shiut godet një tjetër shtet ballkanik, qytetarët vrapojnë në rrugë të frikësuar (VIDEO)

Një stuhi e fortë me erëra, rrebesh shiu dhe vetëtima përfshiu ditën e sotme Zagrebin në Kroaci, ndërsa gjatë orëve të pasdites është zhvendosur drejt Beogradit.

Nga pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale, dallohen qyetarët që largohen me shpejtësi nga sheshet e qytetit, teksa qielli duket i vranët.

Në pamje të tjera, cikloni i fortë i erës raportohet se ka shembur një vinç ndërtimi. Gjithashtu dhjetra pemë dhe ndërtime të lehta janë thyer duke u rrëzuar mbi makina.


Shtuar 19.07.2023 22:04