Theri foshnjën e tij, rrëfehet për herë të parë babai (FOTO LAJM)

"Ditëve të fundit i kam parë disa njerëz që shikonin në dritare, rreth shtëpisë sime. Ata ishin aty, unë i pashë, por u zhdukën", kanë qenë këto fjalët e Dejan Krstiçiçit, babait 35-vjeçar që theri një nga foshnjat binjake të tij dhe lëndoi binjakun tjetër, mbrëmjen e së hënës në Shtërpcë.

"Ditëve të fundit i kam parë disa njerëz në dritaret e shtëpisë sime, rreth shtëpisë. Unë i pashë, ata ishin aty, por më pas u zhduken", i tha Krtiçiç prokurorisë në Prishtinë.

Ai ka treguar se të hënën, në ditën që e kreu vrasjen, në mbrëmje patën mosmarrëveshje me gruan.

"Kishim një darkë të këndshme, dhe më pas mora një thikë, desha ta trembë pak Anën. Shkova dhe vrava djalin, por nuk e kuptoj pse e kam bërë këtë", ka thënë Krstiçiç.

Ngjarja e ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe Serbi, pasi të njohur të Dejanit kanë thënë se ai ishte një njeri i qetë dhe se nuk vuante nga asnjë sëmundje, transmeton "Express".

Prokuroria ndërkohë po heton për rrethanat të cilat e shtynë babain të vriste foshnjen e tij 40 ditëshe, ndërsa Gjykata e Ferizajt ka dhënë masën me një muaj paraburigm.

Binjaku i cili ndërroi jetë, Dalino Krstiçiç, u përcoll dje për në banesën e fundit ndërsa nëna e re Ana, nuk ishte e pranishme gjatë ceremonisë, pasi ka qenë duke u kujdesur për foshnjen tjetër i cili u godit me thikë në qafë nga babai i tij, por që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori