"The Voice UK” suksesi i rradhës i Rita Orës (FOTO LAJM)

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora duket se po shkëlqen si pjesë e jurisë “The Voice UK”. Ajo është cilësuar si një ndër sukseset që do të ketë këtë viti "The Voice UK”.

Sipas “Dailymail”, këngëtarja me origjinë shqiptare është cilësuar si ylli i ri i “rrezikshëm” i BBC –së në The Voice, ajo cilësohet si një këngëtare që ka krijuar një karrierë të jashtëzakonshme në fushën e muzikës britanike dhe më gjërë.

Në juri ajo është sëbashku me artistë të tjerë, si Sir Tom Jones, rreperin Will.i.am dhe Kaiser Chiefs’ Ricky Wilson. Rita Ora për pjesëmarrjen si gjyqatare në The Voice është paguar plot 500.000 paund, duke zëvendësuar Kylie Minogue.

Kjo pjesmarrje është cilësuar si një ndër arritjet më të mëdha të këngëtares. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori