"The Telegraph" rendit Beratin ndër qytetet më të bukura në Evropë (FOTO LAJM)

Prestigjiozja "The Telegraph" ka publikuar një listë me 30 qytetet më të bukura në Evropë, e cila është përgatitur nga shoqata japoneze e agjentëve të udhëtimit, ku ndër këto qytete është renditur edhe Berati.

Artikulli u drejtohet lexuesve se këto qytete janë 30 destinacionet që nuk duhen humbur.

Pas Kilkenny, Ireland, në vendin e dytë është renditur qyteti i Beratit.

Mangalem, në pjesën e vjetër të qytetit të Beratit, shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Osum dhe është pjesë e trashëgimisë botërore në Unesco.

Në kohën e mesjetës ka qenë qytet kufitar i Perandorisë bizantine, diçka që e dëshmon edhe kalaja, ka shkruar për qytetin e Beratit "The Telegraph".

Lista vazhdohet edhe me 28 vende të tjera si: Civita di Bagnoregio, Italy, Procida, Italy, Conëy, Wales, Lech, Austria e shumë vende të tjera. Më poshtë mund t'i shikoni disa fotografi nga qyteti i bukur i Beratit.
Shtuar më 07/02/2017, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori