A është me Krenarin? Zbulohet me kë po i kalon Luana pushimet luksoze në ishujt e Afrikës (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur Luana Vjollca këtë fillim viti e ka nisur me pushime jashtë vendit. Vjollca ka treguar se ndodhet në Mauritius, ku ka postuar vazhdimisht foto e video, duke mos munguar as imazhet me rroba banjo.

Por sigurisht një kuriozitet të madh ka pasur se kush po e shoqëron në këtë udhëtim.

Në një postim në Instastory këtë mbrëmje Luana ka zbuluar se ndodhet me pushime me një mikeshë, duke shuar kështu thashethemet se po e shoqëron Krenari.

Moderatorja duket se po kalon për mrekulli e na ka treguar edhe disa pamje nga vendi ku po pushon.


Shtuar 10.01.2022 11:51