Enca merr dhuratën speciale nga i dashuri (FOTO LAJM)

Enca, emri i së cilës është Ruenca Haxhia, po shijon lidhjen e saj me partnerin nga Afrika. Postimet mes tyre nuk kanë qenë të pakta, e ai i ditës së sotme tregon shumë për marrëdhënien e tyre.

Artistja ka zbuluar se partneri ka bërë një tatuazh për të.

“The R U to his Enca”– shkruan ajo duke treguar se tatazhi janë dy gërmat e para të emrit të saj

Lidhja e saj ka ngritur reagime tek publiku. E gjendur mes kësaj situate me komente të shumta, ajo reagoi pak ditë më parë duke shkruar:

“Pse i bardhë, pse i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër. Më pak urrejtje. Më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten”, ka shkruar ajo në ‘Instagram’.

Kujtojmë se ajo ka paralajmëruar se së shpejti do publikojë një projekt muzikor.


Shtuar 1.08.2023 10:55