Ja kur do të zbulohet emri i ri trajneri të Kosovës

Kosova do të luajë me Greqinë, ndeshjen e fundit për kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”.

Kryetari i Federatës së Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se nuk i kanë përmbushur pritshmëritë që i kanë pasë, lidhur me kualifikimet që ishin për Botëror.

“Sigurisht që kjo ndeshja e fundit, nuk i kemi përmbushur pritshmëri që kemi pasë realisht, edhe pse nuk kemi pritë që do të jemi në dy vendet e para, por sigurisht të mos jemi në vendin e fundit, ndodhën shumë gjëra që ndodhën, por po besoj që Kosovën në Ligën e Kombeve do ta gjejë me një format krejt tjetër, do të jetë me trajner të ri dhe me shumë prurje të reja”, ka thënë Ademi.

Ademi tha se beson në kualitetin e djemve, dhe që nuk do të jenë problem ndeshjet në Ligën e Kampionëve.

“Po besoj që po sepse besoj në kualitetin e djemve, po besoj që nuk do të jetë problem në kualifikim, ka qenë një ndeshje e keqe me Jordaninë, të cilën nuk e prisnim, djemtë e kanë më seriozisht ndeshjen kundër Greqisë për të rikthyer imazhin e tyre dhe besimin tek shikuesit, jemi me kualitet më të lart se ekipet e tjera”.

Ademi theksoi se trajneri do të jetë në vitin e ardhshëm nga shkurti apo marsi.

“Selektori do të jetë në vitin e ardhshëm nga shkurti apo marsi. Nuk do të ngutemi tani, mund të ketë më shumë mundësi atëherë”, njofton klan kosova. Ndërsa në fund bëri thirrje që qytetarët të dalin të votojnë.

“Po sigurisht unë shpresoj që do të dalin dhe do të zgjedhin më të miri të mundshëm për qytetin e tyre, secili qytetar tashmë do të lidhet për personin që do të udhëheq me qytetin e tyre, ne kemi provuar që të votojmë me kusht ose me një formë tjetër, por në këto zgjedhje lokale nuk na është lejuar, duhej të jemi vetëm prezent”.


Shtuar 14.11.2021 15:19