Të tronditur nga tërmeti, çfarë ndodhi në dasmën e Afronës dhe Bleros (FOTO & VIDEO)
Mbrëmjen e kaluar në Ranën e Hedhun është mbajtur dasma e Bleros dhe Afronës.

Ceremonia e kurorëzimit nisi në orët e pasdites pranë detit, ku çifti u shfaq mjaft elegantë dhe më pas vazhdoi festa në lokal.

Afrona veshi një fustan me xixa dhe dekolte të hapur, ndërsa Blero një kostum të zi klasik.

E gjithë mbrëmja ka pasur surpriza dhe momente emocionuese dhe në një moment u duk sikur ishte koncert.

Të ftuarit VIP së bashku me Afronën kanë kënduar dhe nusja tregoi një ‘talent’ të fshehur.

Ajo ka kënduar një pjesë të shkurtër të një kënge dhe në fund është shkrirë së qeshuri.

Të ftuarit VIP i kanë dhënë një super atmosferë dasmës dhe duket se të gjithë e kanë shijuar në maksimum ceremoninë e ndërthurur midis modernes dhe tradicionales.

Ndërkohë e gjithë shqipëria po përjetonte tmerrin e tërmeteve të njëpasnjëshme, dasma e çiftit vazhdoi dhe situata është kaluar pa panik.

Dasma superluksoze e Bleros dhe Afronës, momente që nuk duhen humbur

Shtuar më 22/09/2019, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori