Tërmeti që goditi Kaliforninë shkaktoi 1 miliard dollarë dëme (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Guvernatori Jarry Brown ka shpallur gjendjen e emergjencës pas tërmetit me magnitudë 6.0 që goditi mëngjesin e të dielës zonën e Gjirit të San Françiskos në Kaliforni.

Të paktën 89 persona janë dërguar në spital me plagë, por pa rrezik për jetën. Deri më tani janë regjistruar edhe 46 goditje pas tërmetit. Ka raportime se dëmet e shkaktuara nga ky tërmet kapin shifrën e 1 miliard dollarëve.Ky është tërmeti më i madh në këtë zonë që prej tërmetit vdekjeprurës të vitit 1989. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori