Fati i keq “përndjek” autobusët e Tiranës, detaje nga aksidenti me 5 të lënduar në Sauk

Pesë persona mbetën të lënduar, si pasojë e aksidentit që ndodhi këtë mëngjes në Sauk, kur autobusi i linjës së Petrelës u përplas me një makinë tip “Audi” në afërsi të zonës së Saukut.

Policia bën me dije se shoferi i makinës dhe një pasagjere nga autobusi ndodhen  në spital për trajtim mjekësor, ndërsa tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali.

Paraprakisht raportohet se mjeti tip “Audi” ka hyrë kundërvajtje, duke shkaktuar aksidentin.

Kjo nuk është hera e parë që një urban aksidentohet në Tiranë. Më 27 shkurt të këtij viti autobusi i linjës së “Unazës” u përpals me disa automjete duke lënë pas 9 qytetarë të plagosur.

Një vit më parë autobiusi “Green Line” që ishte plot me pasagjerë ra në lumin Lanë, ku mbetën të lënduar 6 persona.

Njoftimi i policise

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali.

Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi I. A., ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit dhe ka shkaktuar aksidentin.

Po kryhen procedurat për ndalimin e shtetasit I. A.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

/albeu.com/