Tërmeti i 26 Nëntorit/ Përfshin 3 Bashki, zbulohen hartat e zonave ku do të rindërtohet
Qeveria ka shpallur ditën e sotme hartat territoriale të zonave për zhvillim, në të cilat do të ndërtohen banesat e reja për të strehuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilët fatkeqësia natyrore i la “në qiell të hapur”.

Këto harta të reja përfshijnë Bashkinë e Krujës, në njësinë administrative Thumanë, Bashkinë e Shijakut si dhe Bashkinë e Kurbinit, njësia administrative Laç.

Për Bashkinë e Krujës dhe të Shijakut, nga qeveria caktohet Fondi Shqiptar për Zhvillim si njësia zbatuese e cila do të koordinojë projektin dhe është përgjegjëse për rindërtimin e zonës.

Ndërsa, për Bashkinë Kurbin njësia zbatuese e projektit do të jetë Enti Kombëtar i Banesave, i cili do të jetë përgjegjëse për shpronësimet e ndërtesave në këtë zonë dhe fillimin e punimeve për ndërtesat e reja.
Shtuar më 28/01/2020, ora 20:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori