Tërësish e transformuar, Eni Koçi pranon operacionet (FOTO LAJM)

Edhe pse operacionet plastike duket se herë çdo e më tepër po kthehen në një “trend” për vajzat, nuk janë të rralla rastet kur ato kritikohen ashpër për këto ndërhyrje.

Si shumë emra të tjerë të njohur të showbiz-it shqiptar, as Eni Koçi nuk ka mundur tu shpëtojë “gojëve të liga” dhe kuriozitetit të njerëzve.

Shpesh janë bërë aludime se artistja ka bërë ndërhyrje estetike në fytyrën e saj. Mirëpo Eni ka folur për herë të parë rreth kësaj teme.

Në “instastoryn” e saj artistja vendosi që t’iu përgjigjej pyetjeve të fansave.

Ndër të tjera, nuk kishte si të mungonte dhe pyetja “A ke bërë ndonjë operacion plastik?” të cilën këngëtarja e publikoi duke sqaruar çdo gjë.

Eni ka treguar se ndërhyrja e vetme që ka, është hunda dhe kjo ka ardhur si shkak i një problemi të rëndë shëndetësor. Gjithashtu ajo e mbyll shkrimin e saj me një mesazh ku i bën thirrje publikut të mos gjykojnë pa qenë të mirëinfromuar.
Shtuar më 22/12/2018, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori