"Trullosi" rrjetin me fotot erotike, çfarë ka për të thënë juristja tërheqëse (FOTO LAJM)

Ajo njihet si “juristja seksi” dhe është mjaft e komentuar në mediat online. Është fjala për Redona Koçin, e cila me çdo postim që bën në rrjetet sociale tërheq menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

E kështu ka ndodhur edhe për Shën Valentin. Redona ndau me 149 mijë ndjekësit e saj në “Instagram” fotografi që kanë “djegur” rrjetin.

E pyetur për fotografitë provokuese, Redona ka treguar detaje të rteja për veten shkruan panorama.

Koçi: Besoj është ngacmuar sadopak edhe truri mashkullor(qesh). Ishte një set profesional, ku një profesionist e kupton që ishte art.

-Mendon se mashkulli është bërë më i kërkuar në kohët që jetojmë dhe kjo i ka futur femrat në luftë me njëra-tjetrën, duke bërë gjithçka për të tërhequr vëmendjen e tyre?

Redona Koçi: Nëse do të përgjigjesha personalisht, do të thosha absolutisht “jo” e madhe. Nëse përgjigjja ime do të ishte në raport përgjithësues për femrat e tjera, nuk do të kisha koment sepse do të flisja për diçka që nuk jam pjesë e tyre.

-Ti si ndihesh në raport me femrat, e sigurt dhe e pakonkurrueshme, apo ke dhe ti pikat e dobëta?

Redona Koçi: E sigurt dhe e pakonkurrueshme përfundimisht.

-Çfarë strategjie ndjek për ta pasur gjithmonë pas vetes atë që do?

Redona Koçi: Nuk ka asnjë lloj strategjie. Thjesht jam vetvetja, tregoj respekt dhe dhuroj shumë dashuri. /albeu.com/


Shtuar më 22/02/2020, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori